Presidenti i Ukrainës: 316 persona të plagosur

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shkurt, 2022 08:50

Presidenti i Ukrainës: 316 persona të plagosur

Pak më parë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelesnky iu drejtua qytetarëve përmes një video-adresimi.

Zelensky tha se 137 ukrainas janë vrarë në luftime deri më tani, duke përfshirë civilë, ndërsa 316 persona të tjerë janë plagosur.

Presidenti i Ukrainës beson se ai është aktualisht objektivi numër një i Rusisë dhe tha se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kievi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai gjithashtu konfirmoi raportet për sulme të shumta raketore ruse në Kiev në orën 4 të mëngjesit, duke thënë se sulmet kishin në shënjestër zona ushtarake dhe civile.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 25 Shkurt, 2022 08:50

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare