Presidenti: Qeveria shkeli Kushtetutën

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 23:05

Presidenti: Qeveria shkeli Kushtetutën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeverianuk mund të mohojë lirinë e lëvizjes së qytetarëve.

Sipas tij, asnjë institucion nuk ka të drejtë të shkelë Kushtetutën, ndërsa qeveria e Kosovës sot shkeli një mori të pikave të saj. “Ndalimi i lëvizjeve dhe kufizimi mund të bëhen vetëm me gjendje të jashtëzakonshme dhe këtë mund ta shpallë vetëm Kuvendi”, ka thënë Thaçi.

Ai ka kërkuar nga Policia dhe organet tjera të mos e zbatojnë vendimin sepse bëhen pjesë e shkeljes së Kushtetutës.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka March 23, 2020 23:05