Pribe: Duhet vullnet politik për qeverisjen e së drejtës

Pribe: Duhet vullnet politik për qeverisjen e së drejtës

Kështu thekson eksperti juridik nga Komisioni Evropian, Rejnhard Pribe. Sipas Pribe-së, fakti që vet anëtarët e BE-së kanë defekte në sundimin e së drejtës, bën që të mos ketë tolerancë për këtë çështje ndaj vendeve kandidate. Por, ai qëndron pas asaj se me vullnet politik kjo gjë është lehtë e arritshme.

“Ata duhet të kenë vullnet politik për ta implementuar qeverisjen e së drejtës. Në këtë mënyrë sistemi i drejtësisë do të mund të bëhet i pavarur. Pa qeverisje demokratike nuk mund të ketë sundim të së drejtës apo ligjit. Fakti që BE ka probleme serioze me vetë vendet anëtare në lidhje me sundimin e së drejtës, kjo bën që të jetë çështje edhe më diskutabile për vendet të cilat pretendojnë anëtarësim në Union”,- tha eksperti juridik i KE-së në Maqedoninë e Veriut, Rejnhard Pribe.

Për zëvendëskryeministrin për çështje europiane, Bujar Osmani, vendi ka bërë hapa konkretë në këtë drejtim, andaj u shpreh optimist për fillimin e bisedimeve për anëtarësim muajin e ardhshëm.

“Unë mendoj që me atë që kemi bërë mund të bëjmë dallim me atë se ku ishim dhe ku jemi sot dhe me plot meritë mund të konstatoj se më 15 tetor, Maqedonia e Veriut merr datë për fillimin e bisedimeve me BE-në”,- tha zëvendëskryeministri për çështje europiane, Bujar Osmani.

Organizimi i konferencave të këtij lloji, ku diskutohet funksionimi i shtetit juridik jep impakt pozitiv te institucionet, por edhe në shoqëri, vlerësoi akademiku Bexheti.

“Konsideroj se kjo do të jetë edhe një kontribut i UEJL-së në kuptimin e impaktit në shoqëri për të identifikuar problemet, por njëkohësisht edhe për të gjetur modelet zgjidhjeve më të mira të bazuara në evidencë konkrete dhe në fakte shkencore”,- u shpreh rektori i EJL-së, Abdulemnaf Bexheti.

Këto vlerësime folësit i bënë gjatë konferencës shkencore ndërkombëtare që mbahet në Shkup me temë “Qeverisja e mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e integrimit në BE”.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:09

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...