Princesha Sofia e Suedisë, punon vullnetare në spital gjatë pandemisë

Desk
By Desk April 17, 2020 22:56

Princesha Sofia e Suedisë, punon vullnetare në spital gjatë pandemisë

Princesha Sofia e Suedisë ka nisur punën si vullnetare këtë javë në një spital në Stokholm ku shërben si kryetare nderi e bordit gjatë pandemisë së korona virusit të ri.

Princesha Sofia, 35 vjeçare është në mesin e 80 njerëzve që kanë përfunduar kursin e trajnimit tre ditor të krijuar për të ndihmuar në spitalin S, që është mbingarkuar gjatë pandemisë.

“Në krizën që po e gjejmë veten, Princesha dëshiroi që të përfshihet dhe të kontribuojë si vullnetare për të ndihmuar me volumin e madh të punës së profesionistëve shëndetësor” njoftoi Oborri Mbretëror Suedez në një kumtesë. 

Princesha Sofia është e martuare me Princin e Carl-Philip të Suedisë dhe kanë dy djem: Princin Alexander dhe Princin Gabriel.

 

Desk
By Desk April 17, 2020 22:56