Princi Charles rezulton pozitiv me koronavirus

Princi Charles rezulton pozitiv me koronavirus

Princi i Uelsit Charles ka rezultuar poztiv me virusin Covid-19, raporton BBC.

Edhe pse tanimë 71-vjecari është prekur nga ky virus, nga mbretëria është konfirmuar që ai ka simptoma të lehta dhe se është mirë me shëndet.

Analiza i janë bërë edhe Dukeshës Camilla, por që e njëjta ka rezultuar negative në këtë test.

Të dy tani janë të izoluar në Balmoral.

Sipas shifrave të fundit të Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social, tani ka më shumë se 8,000 raste janë të konfirmuara me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 25 Mars, 2020 22:58

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.