Princi Harry këndon me Jon Bon Jovin | VIDEO

Princi Harry këndon me Jon Bon Jovin | VIDEO

Princi Harry ka kënduar sot bashkë me yllin e muzikës rok, Jon Bon Jovi sot në studiot e famshme botërore “Abbey Road”.

Atje muzikanti amerikan po riregjistron këngën e tij “Unbroken” me Korin e Fondacionit “Invictus Games”.

Harry – i cili do të tërhiqet nga detyra mbretërore në fund të marsit – postoi video gjatë regjistrimit të këngës.

Nga ana e tij, Bon Jovi tha se mezi pret të punojë me “artistin e njohur më parë si princ”.

Kjo këngë po bëhet për qëllime bamirësie, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 28 Shkurt, 2020 22:52

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.