Prindërit e 11 fëmijëve të Idrizovës: Mësim në “Njegosh”, ose hyjmë në grevë urie

Prindërit e 11 fëmijëve të Idrizovës: Mësim në “Njegosh”, ose hyjmë në grevë urie

Prindërit e 11 fëmijëve shqiptarë të Idrizovës mbeten të prerë në kërkesën e tyre që deri në ndërtimin e shkollës së re, fëmijët e tyre klasën e 6 ta fillojnë në Shkollën “Njegosh”. Kërcënojnë se nëse komuna e Gazi Babës e refuzon këtë kërkesë, do të nisin grevë urie.

Përkujtojnë komunën se qeveria tashmë ka marrë vendim që fëmijët do të mësojnë në atë shkollë që zgjidhet nga prindërit dhe ata kanë zgjedhur si alternativë të përkohshme shkollën “Njegosh”. Deri tani edhe shkolla dhe komuna këmbëngulnin se në këtë shkollë nuk ka një klasë për 11 nxënësit e mbetur rrugëve.

“Ne prindërit e Idrizovës veç më jemi lodhur. Ne nuk kemi tentativë tjetër. Ne sot po bëjmë kërkesë deri tek Kuvendi, Qeveria dhe zyrat e OSBE-së, ku kërkojmë që fëmijët tanë të mësojnë në shkollën “Njegosh” në Jurumler. Nëse nuk na realizohet, do të ngrihemi në grevë urie bashkë me fëmijët”,- deklaroi kryetari i Këshillit të Prindërve, Rizvan Seferi.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 19:11

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA