Prish fejesën kryetari i një komune në Maqedoninë e Veriut 

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Dhjetor, 2022 19:51

Prish fejesën kryetari i një komune në Maqedoninë e Veriut 

T&S

Kryetari i Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, ka ndërprerë fejesën me ish të fejuarën e tij Maria Desanova, mëson Faktor.

Kostadinov i kërkoi Marisë që të martohej me të më 15 janar 2021, pra rreth dy vjet më parë.

Faktor.mk për konfirmim apo përgënjeshtrim të këtij informacioni se fejesa është prishur, i është drejtuar kryetarit të Komunës së Strumicës, të cilit i është përgjigjur se nuk dëshiron të komentojë fare për këtë temë.

Në janar të vitit 2021, deputeti i atëhershëm tridhjetëvjeçar nga radhët e LSDM-së dhe zëdhënësi i kësaj partie, Kostadinov, përmes profilit të tij në Facebook, ia ka treguar unazën e fejesës të zgjedhurës së tij, Maria Desanova.

“Jeta më lejoi të të takoj, Zoti më dha një shenjë të njoh veten dhe të njoh jetën time me ty. Dashuria le të zgjasë deri në atomin e fundit. Sepse je e imja, sepse të dua. Nga këtu në parajsë dhe mbrapa”, ka shkruar Kostadinov në profilin e tij në Facebook.

FOTO:

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 9 Dhjetor, 2022 19:51