Prishtina në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 22:59

Prishtina në mesin e dhjetë qyteteve me ajrin më të ndotur në botë

Kryeqyteti i Kosovës sot është një ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.

Ndotësit e ajrit aktualisht janë koncentruar në shtresat e ulëta të atmosferës, kjo sepse aktualisht nuk ka qarkullim ajror si rezultat i kushteve meteorologjike që po mbretërojnë mbi rajon, bën të ditur Prishtina Weather.

Në renditjen e qyteteve me ajrin më të ndotur, përveç Prishtinës, janë edhe disa qytete tjera të rajonit si Shkupi, Beogradi, Sofia dhe Sarajeva që prin e para.

Momentalisht kemi një paraqitje më reale të gjendjes së ajrit në kryeqytet për shkak të monitoruesve shtesë të IPKO’s, që do të thotë nuk varemi vetëm nga një stacion i ambasadës së SHBA’së.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka 6 Dhjetor, 2019 22:59

ETC FESTON