Procedura për ndryshimet kushtetuese pritet të fillojë më së voni në qershor

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 18:08

Procedura për ndryshimet kushtetuese pritet të fillojë më së voni në qershor

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur sot se procedura për ndryshime kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të këtij viti dhe të përfundojë deri në nëntor, kur është paraparë të përfundojë skriningu i BE-së.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë janë kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim me BE-në pas përfundimit të shqyrtimit, përcjell INA.

Në konferencën e sotme për media, Xhaferi tha se zgjedhjet nuk do të ndihmojnë në sigurimin e 80 votave për amendamentet kushtetuese, por përkundrazi do ta komplikojnë çështjen. Ai beson se problemi mund të tejkalohet nëse qeveria dhe opozita ulen të bisedojnë.

Kryeparlamentari u ankua se parlamenti pothuajse nuk ka kuorum për punë, por thotë se mund të krijojë vetëm kushte për punë, sepse kjo është përgjegjësi e tij, shkruan INA.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 24 Janar, 2023 18:08