Procesi i Berlinit, tregimet e suksesshme patjetër të shpërblehen
Fqinjësia e mirë, shkëmbimi i qëndrimeve dhe përvojave në raport me përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe zgjidhja e çështjeve të hapura ndërshtetërore, kanë qenë temë e bisedimeve në ditën e dytë të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit.
Në këtë drejtim, ministri i jashtëm Dimitrov ka prezantuar storien e arritjes së marrëveshjes se vendit me Greqinë dhe Bullgarinë, ndërkohë është shprehur se Maqedonia e Veriut meriton vendim për hapjen e bisedimeve për integrim.
“Ishte ditë e frytshme dhe interesante. Mes tjerash, theks të veçantë pati edhe ajo se çka mund të bëjë BE, me një konkluzë konsensuale, se tregimet e suksesshme patjetër të shpërblehen dhe kur vendet e Ballkanit Perëndimor kanë rezultatet, duhet të kenë mirënjohje në pjesën e proceseve euro-integruese nga ana e BE-së”,- tha ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov.
Në suaza të udhëheqjes kosovare me Fondin e Ballkanit Perëndimor, është mbajtur konferencë ministrore për këtë iniciativë, ku janë shqyrtuar mundësitë për shfrytëzimin efektiv të këtij fondi për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 5 korrik në Poznan të Polonisë, me çka ministrat e jashtëm pjesëmarrës në këtë takim kanë shprehur pritshmëritë e tyre nga samiti i Procesit të Berlinit, që njihet si proces përgatitës i vendeve aspirate për integrim në BE.