Procesi i Bolonjës, Carovska: Metodat e reja, dimension i ri në arsim

Desk
By Desk November 19, 2020 21:49

Procesi i Bolonjës, Carovska: Metodat e reja, dimension i ri në arsim

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, mori pjesë në konferencën online të ministrave përgjegjës për arsimin e lartë të vendeve anëtare të procesit të Bolonjës bashkë me ministrat e 48-të vendeve anëtare.Ajo tha se metodat e reja janë në përshtatje me nevojat e studentëve.

“Me futjen e metodave dhe praktikave të reja për mësim, ne shenojmë një dimension krejtësisht të ri në proceset arsimore dhe i përshtatim ato me trendet bashkëkohore. E gjithë kjo është lidhur ngushtë me kërkimin dhe me vendin e shkencave shoqërore, humane dhe krijuese që duhet të vazhdojnë ta luajnë rolin vital, duke iu dhënë thellësi jetës sonë dhe duke na mundësuar ta kuptojmë dhe të veprojmë në botë që vazhdimisht ndryshohet.”, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.

Minisrta tmiratuan Komunikatën e Romës për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit të lartë, i cili është bazë për krijimin e politikave vendore të arsimit të lartë.

Desk
By Desk November 19, 2020 21:49