Procesi i vaksinimit, qytetarët të interesuar për dozën e tretë
Përshkak të interesit të shtuar për dozën e tretë të vaksinës kundër Kovid 19, pikat e vaksinimit punojnë edhe gjatë ditës së shtunë. Në pikat e vaksinimit nuk kishte truma dhe qytetarët që duan mbrejtje më të madhe marin dozën e tretë nga vaksina Pfizer. Mjekët janë të kënaqur nga interesi për vaksinim por prap, apelojnë deri tek qytetarët të vaksionohen në numër sa më të madh e sidomos ata që nuk e kanë as një dozë nga vaksina. Si dozë e tretë aplikohet vaksina Pfizer, edhe për ata që dozat e para i kanë nga vaksinat Sputnik, Astra Zeneka dhe vaksinat kineze. Nga aplikimi i dozës së dytë nga vaksina kineze duhet të kalojnë së paku 3 muaj ndërkaq nga Pfizer, Astra Zeneka dhe Sputnik 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë.
“Ata që i kanë marrë të dy dozat e vaksinës vinë edhe për të tretën dhe këtu interesi është i madh. Theks më të madh do ti vija dhe do të kisha apeluar qytetarët të vinë dhe të marin dozën e parë të vaksinës me qëllim të mbrojnë veten, ti mbrojnë të afërmit e tyre dhe përfundimisht ti vëmë fundin kësaj epidemie. Lehtësim është se nuk duhet të caktohet termin por vetëm se të vinë me letërnjoftim dhe pa frikë të marrin si dozën e parë ashtu dhe të tjerat.”, tha Snezhana Korunovski, mjeke në poliklinikën “Jane Sandanski”.
Qytetarët që kanë shprehur interes për tu vaksinuar edhe me dozën e tretë theksojnë se kanë besim në shkencë dhe se kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga virusi Korona.
“Mezi kam pritur të vinë,tani më nuk kam aspak se pse të mendohem. Mjekët e dinë më së miri dhe unë i dëgjoj rekomandimet e tyre.”, tha një qytetar.
“Mendoj se secili duhet të vaksionohet sa më shpejtë që të jetë i sigurtë se ka shansë të kalojë më lehtë dhe pa probleme. Vksinat e para i kam nga Sputnik, tani do ta pranojë Pfizer.”, u shpreh tha një qytetar.
Sipas të dhënave të fundit statistikore, në dy muajt e fundit 72% e qytetarëve pozitiv nga Kovid 19 nuk kanë qenë të vaksinuar. Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se në rrjedhë e sipër është edhe paraqitja e qytetarëve për tu vaksinuar kundër gripit sezonal./ Tvm2