Prodhimi i karburanteve fosile pritet të rritet gjatë dekadës së ardhshme

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 21:08

Prodhimi i karburanteve fosile pritet të rritet gjatë dekadës së ardhshme

Planet e qeverive për të nxjerrë lëndë djegëse fosile deri në vitin 2030 janë të papajtueshme me mbajtjen e temperaturave globale në nivele të sigurta, paralajmëroi sot OKB, sipas BBC.

Rikuperimi i naftës dhe gazit pritet të rritet ndjeshëm me vetëm një rënie modeste të qymyrit.

Me konferencën e klimës COP26 pak më shumë se një javë larg, tashmë ka një fokus të madh në ambiciet e reduktimit të karbonit të emetuesve më të mëdhenj.

Por, pavarësisht nga stuhia e qëllimeve për emetime karboni zero dhe premtimeve të shtuara të shumë vendeve, disa nga prodhuesit më të mëdhenj të naftës, gazit dhe qymyrit nuk kanë përcaktuar plane për reduktimin e shpejtë të lëndëve djegëse fosile, që shkencëtarët thonë se janë të nevojshme për të kufizuar temperaturat në vitet e ardhshme.

Por në vend që të frenojnë karbonin, shumë nga vendet më të mëdha që emetojnë po planifikojnë gjithashtu të rrisin ndjeshëm prodhimin e tyre të lëndëve djegëse fosile, sipas OKB-së.

Raporti i organizatës zbulon se vendet planifikojnë të prodhojnë rreth 110 për qind më shumë lëndë djegëse fosile, sesa do të ishte në përputhje me një rritje të temperaturës prej 1,5 gradë deri në fund të këtij shekulli.

Planet janë rreth 45 për qind më shumë se sa nevojitet për të mbajtur rritjen e temperaturës në + 2 gradë Celcius.

Sipas studimit, prodhimi i qymyrit do të bjerë, por gazi do të rritet më së shumti gjatë 20 viteve të ardhshme, në nivele që janë thjesht të papajtueshme me marrëveshjen e Parisit.

Raporti profilizon 15 vende kryesore prodhuese, duke përfshirë Australinë, Rusinë, Arabinë Saudite, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe./atsh

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Tetor, 2021 21:08