Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • TOP STATIC
  • Profesori i UT-së Doc. Dr. Faton Shabani ligjëroi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut

Profesori i UT-së Doc. Dr. Faton Shabani ligjëroi në Universitetin “Aristoteli” të Selanikut

Redaksia 2 vjet ago

Me ftesë të Fakultetit Juridik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut, ligjëruesi i Fakultetit Juridik i Universitetit të Tetovës, Doc. Dr. Faton Shabani, më 16 prill 2019, para studentëve të Universitetit “Aristoteli”, e mbajti ligjëratën me temë: “Investimet e huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Në fillim të prezantimit, profesor Shabani i prezantoi arsyet që i favorizojnë investimet e huaja në Maqedoninë e Veriut, duke u mbështetur kryesisht në stabilitetin makro – ekonomik, sistemin financiar, infrastrukturën në zhvillim, tregtinë e jashtme, marrëveshjet e lira tregtare, tregun dhe fuqinë e punës.

Sipas Doc. Dr. Faton Shabani, element tjetër i rëndësishëm që shërben në mënyrë të suksesshme në tërheqjen e investimeve të huaja, është edhe krijimi i të ashtuquajturave zona të lira ekonomike, të cilat ofrojnë përfitime serioze për investitorët e huaj që janë të interesuar të  investojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në fund të ligjëratës, Doc. Dr. Faton Shabani, hodhi dritë mbi pritjet,që bazuar në të dhënat e ofruara nga Banka Popullore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, me të drejtë janë pozitive për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, si rezultat i afrimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Pas mbarimit të ligjëratës, Doc. Dr. Faton Shabani, së bashku me Prof. Dr. Panayotis Glavinis dhe Alexis Athanassopoulos (anëtar i bordit të drejtorëve të kompanisë Vardax), ishin pjesë e panelit të diskutimit duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të theksuar të studentëve në lidhje me klimën investuese në fqiun verior të tyre.

Ligjërata profesionale – shkencore, Doc. Dr. Faton Shabani, ka realizuar edhe viteve të kaluara në universitete të tjera prestigjioze nga rajoni dhe arena ndërkombëtare.

Continue Reading

Previous: Zaev në takim me Ivanovin me 7 maj, ja pse
Next: Zgjedhjet lokale 2019, Duka fitoi në Dibër, balotazh në Ohër e Novo Sellë

Të ngjashme

Parlamenti_5 Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Redaksia 1 orë ago
demant-na-sdsm-so-dui-ne-e-dogovoren-premier-po-princip-tri-godini-zaev-edna-ziberi-272044-293820 LSDM: Shumica prej 120 deputetësh nuk janë 39 aq sa ka Mickoski

LSDM: Shumica prej 120 deputetësh nuk janë 39 aq sa ka Mickoski

Redaksia 19 orë ago
haha66777-293827 Krzhallovski: Sikur Sasho Mijallkov të mos ishte kthyer, do të kishim zgjedhje të parakohshme

Krzhallovski: Sikur Sasho Mijallkov të mos ishte kthyer, do të kishim zgjedhje të parakohshme

Redaksia 19 orë ago

TË FUNDIT

auto_661614263879 Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Zakharieva: Sofja nuk do t’i nënshtrohet presionit të Shkupit

Parlamenti_5 Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

Opozita fajëson qeverinë për “lojën” me Mijallkovin

zAEV-ME-DUAR-1 Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Monstra” nuk është punë e imja, tha Zaev në pyetje deputetësh

Click-Plus-24 Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

Hoda thotë se ASH e ka ftuar të hyjë në lista, Sela i thotë se ai vetë ka dashur të futet

2 City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

City fiton bindshëm ndaj Monchengladbach, asnjë humbje në vitin 2021

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.