Programe dhe libra për klasat e dyta dhe pesta, provimi i maturës me koncept të ri, paralajmëroi ministri Shaqiri

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 20:09

Programe dhe libra për klasat e dyta dhe pesta, provimi i maturës me koncept të ri, paralajmëroi ministri Shaqiri

Në takimin e zhvilluar ndërmjet ministrit të arsimit, Jeton Shaqiri, me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut, theksoi që Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke punuar për ndryshimin e konceptit tpër maturën shtetërore, transmeton Portalb.mk.

“Në pjesën e dhënies së provimit të maturës shtetërore, ministri Shaqiri theksoi se nuk do të ketë ndryshime. Mbetet i njëjti koncept si vitin e kaluar dhe do të ketë një koncept të ri nga viti 2022/2023, për të cilin do të ketë debat publik”, sqaroi Shaqiri.

Ai në takimin e mbajtur online me drejtorët e shkollave fillore, sqaroi që po përgatiten librat për klasat e dyta dhe të pesta.

“Shaqiri gjithashtu njoftoi drejtorët se janë duke u zhvilluar përgatitjet për hartimin e programeve mësimore si dhe teksteve të reja për klasën e dytë dhe të pestë”, sqarojnë nga Ministria.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 21 Janar, 2022 20:09