Progres i projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut

Progres i projektit për menaxhimin e integruar të mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, sot në Tetovë mori pjesë në punëtorinë `Menaxhimi i mbeturinave të ngurta në rajonin e Pollogut, Faza I-rë` destinuar kryetarëve të komunave të nëntë komunave në rajon.
Tema e punëtorisë ishte rishikimi i statusit të zbatimit të projektit të integruar të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Pollogut që po implementohet me mbështetjen financiare të Sekretariatit shtetëror zviceran për çështje ekonomike SEKO.
Përveç nivelit të zbatimit të projektit, në punëtori u prezantua edhe Plani rajonal i menaxhimit të mbeturinave për Rajonin e Pollogut si dhe hapat e mëtutjeshëm për miratimin e dokumentit të planifikimit.
Çështja e themelimit të një Ndërmarrjeje publike rajonale për menaxhimin e deponisë Rusino u konsiderua si një çështje e veçantë. Në Punëtori u konfirmua se lidhur me këtë të fundit nga ana e këshillave të komunave do të duhej të merren vendime të përshtatshme për krijimin e një komisioni për përgatitjen e dokumentacionit, statutit dhe organeve të ndërmarrjes si dhe vendime të tjera të përshtatshme.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 14:30

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA