Projektet e financuara nga BE, Qeveria, UNDP dhe ASBN ndihmë pushtetit lokal

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:10

Projektet e financuara nga BE, Qeveria, UNDP dhe ASBN ndihmë pushtetit lokal

Me qëllim të thithjes së investimeve nga BE për zhvillim të infrastrukturës komunale, qeveria në bashkëpunim me UNDP-në dhe Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, kanë përgatitur projektet për 47 komuna dhe dy qendra rajonale. Këto projekte do të kontribuojnë për përforcimin e kapaciteteve të pushtetit vendor dhe jetë më të mirë të qytetarëve thonë nga qeveria.

“Ideja për këtë projekt buron nga pushteti qendror i cili ka vërejtur mangësi në përgatitjen e dokumentacioneve cilësore teknike në nivel lokal. Duhet që të përkushtohemi në projekte për nevojat reale të qytetarëve dhe këtu nuk ka kompromis. Ky lloj i mbështetjes strukturore me të cilën është përgatitur dokumentacion teknik cilësor, shpresoj se do të tërheqë edhe më shumë investime.”,- tha zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Bengston: Ndihma jonë, urë për qasje tek mjetet e BE-së

Ambasadorja e Suedisë beson se zhvillimi lokal është faktor kyç për rritje të qëndrueshme ekonomike.

“Ndihma jonë ka për qëllim që t’i ndihmojë kapacitet komunale për identifikim e prioriteteve dhe nevojat e qytetarëve për zhvillim komunal. Ky projekt është katalizator për përgatitje të dokumentacionit teknik për projekte të qëndrueshme të cilat janë në përputhje me agjendën reformuese dhe prioritet e BE-së. Sipas meje është një urë për qasje deri tek mjetet nga donatorët e BE-së.”,- u shpreh ambasadorja e Suedisë, Kristine Bengston.

Deri tani janë përgatitur 58 dokumentacione teknike që kapin vlerën prej 1,6 milion dollarë ndërsa për financimin e tyre do të nevojiten 126 milion dollarë./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:10
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.