Projekti “Edukimi medial”, prezantohen politikat e qeverisë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 7, 2019 19:28

Projekti “Edukimi medial”, prezantohen politikat e qeverisë

Projekti “Edukimi Medial”, që po realizohet nën organizim të UNESCO-s ka hyrë në javën e dytë.

Në kuadër të këtij projekti u prezantuan edhe politikat, dhe aktivitetet e Qeverisë në drejtim të përmirësimit të edukimit medial.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë të pa informuar dhe nuk munden saktësisht të precizojnë cilat informacione janë të vërteta, dhe cilat janë gënjeshtra dhe spekulative. Kemi një fakt jo të mirë, se jemi në vendin e fundit në Europë për nga përqindja e saktësimit të informacioneve, për atë po them se do të na duhet të vetëdijshëm i përgjithshëm shoqëror me kyçjen e dhe të ministrive, edhe Qeverinë, edhe institucionet arsimore, por edhe Shoqëria Civile”,- deklaroi ministri, Robert Petrovski.

“Bëhet fjalë për një temë shumë të rëndësishme siç është edukimi medial, sepse nga kjo varet se sa do të jenë individët të aftë të bëjnë distinksion midis lajmit të rremë dhe lajmit të vërtet. Lajmet sigurisht se ndikojnë në krijimin e qëndrimeve tona, koncepcioneve tona, bindjeve tona për çështje të caktuara, që e njëjta të trajtohet më seriozisht në sistemin arsimor nacion, duke paraparë tema dhe module konkrete në kuadër të programeve aktuale mësimore”,- tha ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi.

Sipas statistikave të fundit nga institucionet evropiane, Maqedonia e Veriut vazhdon të mbajë vendin e fundit në Europë për nga preciziteti për detektimin e lajmeve të rrema nga ato gënjeshtrave.

“Kjo ngjarje është mundësi e mirë që edhe njëherë të shpjegohet koncepti i edukimit medial që është një problematikë e re, që nuk mund ta detektojë secili individ. Por, edukimi medial mund të ndikojë në masë të madhe që të jetë individi i aftë që ta detektojë lajmet e rreme dhe kjo kërkon një debat masiv me mendim të pluralizmit dhe mendimit kritik”,- tha këshilltari politik i delegacionit të BE-së në Shkup, Feruxho Boga.

Projekti “Edukimi medial” do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim, ku mendimin e tyre në këtë temë do ta japin edhe studentët. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 7, 2019 19:28