Projekti “Sport po, drogë jo” në Dibër

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:17

Projekti “Sport po, drogë jo” në Dibër

Aktivitet me natyrë edukativo-rekreative dhe preventive ishte projekti i realizuar sot me fëmijët e shkollave fillore të Dibrës, të realizuar me një ndeshje sportive.

Zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu, gjatë fjalës përshëndetëse, tha se: Ne në disa qytete kemi organizuar turnir në futboll, i cili ka për qëllim që masat preventive janë po aq të rëndësishme sa edhe masat represive në luftën kundër drogës dhe formave të tjera të kriminalitetit.

“Bashkërisht organizuam këtë lojë futbolli ku përcjellim mesazhin nëpërmjet nxënësve të cilët mund të jenë potencialë për të konsumuar këto lëndë narkotike në të ardhmen, me qëllim që tek ta të ngrisim vetëdijen dhe bashkanikët që marrin pjesë në këtë aktivitet”,- tha zëvendësministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu.

“Është projekt pozitiv që vlen që ata të mos merren me veset dhe me dukuritë negative të shoqërisë”,- tha kryetari i komunës, Hekuran Duka.

Hekuran Duka në fund tha se ne si komunë jemi të interesuar që në të ardhmen të kemi një shoqëri të shëndoshë që të rinjtë tanë të merren me shkencë e arsim, e jo me dukuri negative që i bëjnë dëm shoqërisë. (Tvm2)

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka November 6, 2019 19:17