Prokuroria e Shkupit, 7 muaj pa udhëheqës

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:27

Prokuroria e Shkupit, 7 muaj pa udhëheqës

Përveç prokurores Elizabeta Pavllovska, Alsat mëson se interes për drejtimin e prokurorisë më të madhe në vend, kanë shprehur edhe ish prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski si dhe prokurori Edmond Neziri. Shefi i Prokurorisë republikane, Lubomir Jovevski, i cili është edhe anëtarë i Këshillit të prokurorëve publik, për Alsat thotë se nuk zvarritet procedura për zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë së Shkupit.

“U shpallën thirrjet për zgjedhje, si për këtë prokurori publike, ashtu edhe për zgjedhjen e prokurorëve të tjerë publik. Procedurën në pajtim me ligjin e udhëheq Këshilli i Prokurorëve Publikë. Ajo ka nisur, është bërë vlerësimi i kandidatëve dhe intervistimi me anëtarët e Këshillit.”- deklaroi Ljubomir Joveski, Prokuror Publik Republikan.

Kryetari i organit, që emëron, avancon dhe shkarkon prokurorët, Këshilli i Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski në deklaratë për Alsat tha se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve ka filluar në pranverë, por zgjedhjet lokale po e zvarrisin atë.

“Tani presim që të përfundojë raundi i dytë sepse në Dibër të dielën është raundi i dytë i zgjedhjeve. Të shohim se kur mbarojnë përfundimisht që të mos ketë kundërshtime se kjo po bëhet në kohë zgjedhjesh. Pasi të përfundojnë, shpresojmë që seanca të caktohet sa më shpejt që t’i zgjedhim.”- tha Antonio Jolevski- kryetar i Këshillit të prokurorëve publik.

Por a pritet të përfundojë procesi zgjedhor në Qendër Zhupë dhe Mavrovë – Rostushë, ku zgjedhjet do të mbahet nga fillimi, Këshilli do të kërkojë mendim shtesë nga Komisioni kundër korrupsionit. Nga kjo varet edhe zgjedhja e kreut të prokurorisë së Tetovës, për të cilën janë pesë kandidatë. Mes tyre është edhe prokurorja Lejla Kadriu. Duhet të zgjidhen dy prokurorë në Prokurorinë Publike si dhe një prokuror i lartë publik në Shtip./ Alsat

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 10 Nëntor, 2021 20:27

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare