Prokuroria hesht për mos procedimin e lëndëve

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 23, 2019 20:13

Prokuroria hesht për mos procedimin e lëndëve

Policia thotë se po i zbulon personat që kryejnë krime nga urrejtja. Institucioni që duhet t’i shqyrtojë rastet, Prokuroria Themelore Publike edhe sot hesht për atë se përse nuk ndërmerr masa. Pas publikimit të Raportit Vjetor për krime nga urrejtja për vitin 2018 nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, reagimet e institucioneve janë të pakta. Nga Komiteti theksojnë se Ministria e Brendshme ka paraqitur vetëm 24 kallëzime penale nga 123 incidente të tilla vitin e kaluar. Ata fajësuan se përkundër kësaj, edhe ato pak kallëzime nuk janë procesuar dhe ngelin në prokurori. Në pyetjet e televizionit Alsat, Ministria e Punëve të Brendshme u përgjigj se policia është duke e bërë punën e saj dhe gjithçka kanë dorëzuar në Prokurori.

Ministria e Brendshme

“Ministria e Punëve të Brendshme po punon në mënyrë intensive në raste të tilla, si dhe të gjitha të tjerat. Janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e tyre. Pas mbledhjes së të gjitha provave, i gjithë materiali i dorëzohet prokurorisë kompetente. “

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski kohë më parë gishtin e drejtoi kah Prokuroria. Në prill të këtij viti, ai deklaroi se ajo rrallë vepron edhe kur është fjala për sulme ndaj policisë.

Sipas statistikave të MPB-së, numri i veprave penale “sulm mbi person zyrtar gjatë kryerjes së punës së sigurisë” në vitin 2018, është në rritje me 10.2%. Janë regjistruar gjithsej 140 vepra penale për të cilat janë raportuar 179 autorë, kryesisht në Shkup, Manastir dhe Tetovë.

 

Vepra penale Autorë
SPB Shkup 38 27
SPB Manastir 23 20
SPB Tetovë 18 13
SPB Shtip 16 7
SPB Kumanovë 16 14
SPB Ohër 9 17
SPB Strumicë 7 9

Por nuk ka informacion se sa prej këtyre rasteve kanë pasur zgjidhje gjyqësore. Prokuroria publike hesht. Alsat dhe dje, por dhe sot ka dërguar pyetje, por nuk ka përgjigje. Nuk kanë asnjë përgjigje as edhe për akuzat e Komitetit të Helsinkit dhe MPB-së se procesi ngec tek ata. “Helsinki” publikoi se 64 % e të gjitha incidenteve të lidhura me urrejtjen bazohen në përkatësinë etnike. Pothuajse të gjitha kanë ndodhur midis maqedonasve dhe shqiptarëve, dhe shumica e pjesëmarrësve kanë qenë të mitur. Ata theksuan se shteti ende nuk merr masa kundër gjuhës së urrejtjes që konsiderohet si shkaktari kyç i incidenteve të tilla.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 23, 2019 20:13