Prokuroria kërkon 30 ditë tjera paraburgim për Katica Janevën

Prokuroria kërkon 30 ditë tjera paraburgim për Katica Janevën

Prokuroria për Krim të organizuar dhe korrupsion ka kërkuar që ti vazhdohet paraburgimi ish-kryeprokurores speciale, Katica Janeva.

Prokurorja Vilma Ruskoska tha se ka kërkuar paraburgim shtesë prej 30 ditëve për Janevën për shkak të rrezikut të arratisjes së saj dhe rrezikut të ndikimit ndaj dëshmitarëve, por edhe mundësinë e asgjësimit të dëshmive.

Paraburgimi 30 ditësh i parë i Janevës skadon të premten dhe se avokatja e saj Irena Frçkovska ka kërkuar mbrojtje në liri për klienten e saj, ndërsa si garanci do të deponoheshin tre apartamentet e ish-kryeprokurores.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 10:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA