Skip to content

FLAKA

Primary Menu
  • MKD
  • ENG
  • LAJME
    • Maqedoni
    • Shqiperi
    • Kosovë
    • Bota
    • Sport
  • FORUMI
    • Opinione
  • REVISTA
    • Yjet
    • Kulturë
    • TEKNOLOGJI
    • Kuriozitete
  • FMG
    • FLAKA PLUS
    • GUSTO
    • FEM3
    • F SPORT
    • FLAKA NEWS
    • ФЛАКА МКД
    • GOSTIVARI SOT
    • BOTIME FLAKA
    • FONDACIONI FLAKA
  • Home
  • Kosovë
  • Prokuroria në Hagë i kërkon Apelit të refuzojë ankesat e ish-krerëve të UÇK

Prokuroria në Hagë i kërkon Apelit të refuzojë ankesat e ish-krerëve të UÇK

Redaksia 2 javë ago

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ankesat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ndaj vendimit të gjykatësit Nicolas Guillou lidhur me vazhdimin e paraburgimit ndaj tyre të refuzohen nga paneli i gjykatësve të Gjykatës së Apelit brenda Gjykatës Speciale.

Për të gjitha ankesat e ushtruara nga ekipet e mbrojtësve të ish-krerëve të UÇK-së, ZPS ka kërkuar që Gjykata e Apelit t’i hedhë poshtë duke i refuzuar tërësisht.

sh-udhëheqësit politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin deklaruar të pafajshëm në paraqitjet e tyre të para përpara Gjykatës Speciale.

Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor të vitit të kaluar. Aktakuza i bën përgjegjës ata për një sërë krimesh që pretendohet të jenë kryer midis marsit 1998 deri në shtator 1999, shkruan Express.

Sipas aktakuzës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale” kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë. Aktakuza u vë barrë atyre, ndërsa i akuzon se ishin ose do të duhej të ishin në dijeni të krimeve tjera.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet ndër tjerash në aktakuzë.

Përtej shijeve...

Për femra

Bota e kafshëve

Teknologjia në pëllëmbë

Revista Online

në çdo lajm...

News Agency

Новинска Агенција

Lajme Sport

mos humbisni asnjë lajm

Continue Reading

Previous: Kurti: Sulmi i të birit të Rashiqit është i organizuar, ai nuk u nënshtrua
Next: Avokatja e Krasniqit: Prokuroria po mbështetet në postimin e tij për Gashin

Të ngjashme

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Redaksia 3 orë ago
Vjosa-Osmani-95018277172772727 Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

Osmani për vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem: Do të koordinohemi me SHBA-në

Redaksia 14 orë ago
auto_Screenshot_20-600x3601615061297 Bëhen ‘bashkë’ Haradinaj, Jashari e Lladrovci

Bëhen ‘bashkë’ Haradinaj, Jashari e Lladrovci

Redaksia 15 orë ago

TË FUNDIT

dfshg-1-1 Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

Tërmeti 6 ballë “shkundi” Greqinë/ Shënohet viktima e parë, humb jetën i moshuari

cajtore Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

k1-1 Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

Vdes ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës

floyd Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

Gjyqi për vrasjen e George Floyd-it dhe tensionet racore

MOSCOW, RUSSIA  FEBRUARY 12, 2017: People gather in Moscow's Sokolniki Hyde Park in protest against a bill reclassifying domestic violence as an administrative offence in case it has been committed for the first time and caused no serious physical harm. Passed by both houses of the Russian parliament, the bill was signed into law by Russia's President Vladimir Putin on February 7, 2017. Sergei Fadeichev/TASS (Photo by Sergei FadeichevTASS via Getty Images) Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë

Agjencia e lajmeve FLAKA u themelua me 7 Mars të vitit 2016 nga një staf i kualifikuar  në gazetari.

KONTAKT

info@flaka.com.mk

marketing@flaka.com.mk

+389 72 30 30 36

+389 70 70 90 80

 

KRYEREDAKTOR: Driton ZENKU

ZV.KRYEREDAKTOR: Abedin BILALLI

Daim MIFTARI

 Xhana MIFTARI

Linda LIMANI

  • PËR NE
  • KONTAKTI
  • PUBLICITET
Copyright 2016 - 2021 © Të gjitha të drejtat e rezervuara | by FLAKA.