PROKURORIA NË SOFJE DO TA HETOJË AKSIDENTIN AJROR TEK “MAJA E SELANIKUT”

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 15:23

Prokuroria e Sofjes ka hapur procedurë parahetimore për rrëzimin e aeroplanit “Cesna” në vendin “Maja e Selanikut” më 2 prill në të cilin humbën jetën familja katër anëtarëshe nga Bullgaria. Prokuroria e Sofjes njoftoi se do të merren në pyetje të gjithë të punësuarit në Drejtorinë për Marrëdhënie Konsullore në MPJ-në bullgare që janë të njohur me rastin, si dhe përfaqësues kompetentë për qarkullimin civil ajror në Maqedoninë Veriore, lidhur me informacionet për turbulencat e forta dhe për humbjen e kontrollit të pilotit mbi avionin. Prokuroria do të kërkojë informacione për ekspertizat e bëra në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për konfirmimin eventual të defektit të aeroplanit. Hetimet për aksidentin ajror filluan edhe kompetentët e Maqedonisë së Veriut. Është formuar komision për hetimin e aksidentit në të cilin përkundër përfaqësuesve të Komitetit për hetime të aksidentit të forcave ajrore dhe incidentet serioze KINSIV, do të angazhohen edhe ekspertë të jashtëm nga fusha e aviacionit civil. Në koordinim me autoritetet në Sofje është dakorduar që pjesë e komisionit të jenë edhe dy hetues nga Bullgaria.

Desk
By Desk 8 Prill, 2019 15:23