Prokuroria heton për import paralel të barnave

Desk
By Desk November 13, 2020 22:14

Prokuroria heton për import paralel të barnave

Prokuroria Themelore Publike – Shkup po kontrollon dhe mbledh dokumentacionin që do të ndihmojë në përcaktimin e fakteve dhe sqarimin e çështjes për import paralel të barnave dhe nuk ka të bëjë me kërkime, tha Prokuroria, përcjell FLAKA.

Prokuroria thekson se çështja për import paralel të barnave u hap pasi zërave në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, dhe më vonë gjatë procedurës para hetimore çështja iu kalua Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

“Veprimet para hetimore janë duke u ndërmarrë në lidhje me çështjen për një periudhë më të gjatë kohore. Aktivitetet e sotme të Ministrisë së Brendshme janë rezultat i urdhrave të lëshuara më parë nga prokurori në fjalë, të cilat për shkak të situatës aktuale me pandeminë nuk janë realizuar deri më tani. Në këtë rast, nuk ka të bëjë me kërkime, por në lidhje me kryerjen e kontrolleve dhe mbledhjen e dokumentacionit që do të ndihmojë në përcaktimin e fakteve dhe sqarimin e çështjes”, tha Prokuroria.

Inspektorët e policisë nga Departamenti për Luftë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të Ministrisë së Brendshme këtë mëngjes, me urdhër të Prokurorisë, hynë në shitësin me shumicë “Panovski”. FLAKA

Desk
By Desk November 13, 2020 22:14