Prokurorimi për respiratorët ka mbaruar, ata do të vijnë nga Gjermania dhe Koreja e Jugut

Desk
By Desk April 16, 2020 22:16

Prokurorimi për respiratorët ka mbaruar, ata do të vijnë nga Gjermania dhe Koreja e Jugut

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, informoi në konferencën e sotme për shtyp se procedura për prokurimin e respiratorëve për frymëmarrje ka përfunduar, duke njoftuar të gjitha detajet gjatë ditës së nesërme, përcjell FLAKA.

“Dy kompani fituan tenderin. Njëra mbart respiratorë nga Koreja e Jugut dhe tjetra nga Gjermania. Nesër, të gjitha detajet do të publikohen në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha Filipçe.

Ai shtoi se procedura e trajtimit me antitrupa ishte në fazat e saj përfundimtare, e cila, sipas tij, u kërkua si donacion nga ambasada japoneze. FLAKA

Desk
By Desk April 16, 2020 22:16