Prolongimi i Vitit shkollor. Defetizëm për prindërit, huti për nxënësit

Linda Limani
By Linda Limani September 3, 2020 12:28

Prolongimi i Vitit shkollor. Defetizëm për prindërit, huti për nxënësit

Data 1 Shtator nuk ishte një ditë feste për nxënësit që duhej të fillonin ditën e parë në shkollë. Duke u nisur nga gjendja pandemike në vend, qeveria solli vendim që viti shkollor të fillon me datë 1 tetor, pa një vendim të prerë se si do të vijon procesi mësimor, njofton Agjencia e lajmeve Flaka 

Kjo situatë e paqartë ndikon tek psikollogjia e nxënësve. Në prononcimin për Agjencinë e lajmeve Flaka, profesori universitar dhe sociologu Ali Pajaziti konstaton që kjo gjendje paraqet një defetizëm për prindërit dhe një huti për nxënësit. 

Ali Pajaziti

Ali Pajaziti

“Shtatori pa bankat shkollore është një defetizëm për prindërit dhe një huti për nxënësit që s’e kanë rutinën e tyre ditore, që s’dinë se si të vetëplotësohen në këtë kohë krize. Psikologji e dërrmuar fëminore është kjo. S’jemi as ne prindërit të oritntuar në këtë kataklizmë të quajtur Covid-19”. 

Për psikologët, pasiguria dhe dilemat nëse zgjasin më shumë kohë, te individ të caktuar mund  të ndikojnë negativisht tek psiqika e tyre dhe do të  fillojnë të shfaqen pakënaqesi dhe frustrime të ndryshme.

Blerita Mazllami, në prononcimin për Agjencinë e lajmeve Flaka, shprehet që në gjithë këtë situatë prindërit duhet të luajnë rol të rëndësishëm dhe mund të ndikojnë që  nxënësi në mënyrë të drejtë ta pranojë çdo vendim që mund të merret nga ana e institucioneve kompetente. 

Blerta Mazllami

Blerta Mazllami

“E gjithë kjo situatë është çështje individuale , mirëpo mund të them se prindërit luajnë rol të rëndësishëm në këtë aspekt dhe mund të ndikojnë që  nxënësi në mënyrë të drejtë ta pranojë çdo vendim që do të merret duke e pasur parasysh gjithmone së pari shëndetin. Pasiguria dhe dilemat nëse zgjasin më shumë kohë  mendohet se te individë të caktuar mund të ndikojnë negativisht tek psiqika e tyre. Për pasojë do të fillojnë të shfaqen pakënaqesi dhe frustrime të ndryshme që do t’i manifestojnë në jetën e tyre të përditshme.

Masat e izolimit si pasojë e pandemisë Covid-19 sollën, ndër të tjera sollën  sfida të reja dhe të paeksploruara më parë në procesin e mësimdhënies. FLAKA / L.L

Linda Limani
By Linda Limani September 3, 2020 12:28