Prononcohet Lazim Destani: Të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2022 14:01

Prononcohet Lazim Destani: Të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi

Pas inaugurimit të punimeve për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile në Zonën Ekonimike në Tetovë, përmes një deklarata me shkrim është prononcuar iniciatori dhe investitori Lazim Destani, njofton Flaka

“Më i gëzuar se për investimin, jam për faktin se Tetovës, Maqedonisë së Veriut dhe të rinjve tanë, po u sjellim një mundësi të madhe punësimi e zhvillimi. Dje vendosëm gurin e themelit të fabrikës tonë më të re, një prej investimeve më të rëndësishme të grupit të bizneseve të familjes tonë, që do t’i sjellë vendit dhe rajonit, prodhimin e makinave elektrike E.Go Mobile, markë dhe prodhim gjerman, që po zgjerohet edhe në rajonin tonë”, shprehet Destani.

Sipas tij, ndërtimi i fabrikës Next e.Go Mobile në Tetovë pritet të përfundojë në fillim të vitit 2024, kur dhe do të fillojë prodhimi i makinës së plotë elektrike.

“Këtu do t’u krijohet mundësi punësimi mijëra të rinjve nga Tetova, Maqedonia, si dhe rajoni ynë, duke e futur vendin tonë në hartën e prodhimit të automjeteve elektrike. Siç e theksova edhe në fjalën time gjatë ceremonisë së vendosjës së gurit të themelit, para 50 vitesh, unë mora rrugën e mërgimit drejt Gjermanisë për më shumë mundësi pune, e sot ndihem shumë i lumtur që po sjellim mundësitë e Gjermanisë këtu. Me këtë rast, po e përsëris thirrjen time për të gjithë afaristët, sidomos investitorët nga diaspora, që obligimin e tyre ndaj atdheut, ta realizojnë me investime në vendin dhe rajonin tonë”, shprehet Destani.

Lexo edhe:

Vetura elektrike e.GO do të prodhohet në Tetovë

Driton Zenku
Publikuar nga Driton Zenku 14 Gusht, 2022 14:01
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.