Propozim buxheti 2022, Baush: Nuk premton dalje nga kriza

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:07

Propozim buxheti 2022, Baush: Nuk premton dalje nga kriza

Propozim buxheti për vitin 2022 nuk jep orientim se në çfarë hapash do të lëvizë ekonomia e shtetit marrë parasysh krizën shëndetësore por edhe atë ekonomike thotë ekonomisti, Abil Baush. Për të, propozim buxheti i ri është historik për nga sasia, por nuk premton dalje nga kriza e cila i kanosen shtetit në të ardhmen.

“Është legjitime e drejta e çdo qeverie të sjell këtë buxhet, ligjime është edhe që të merret hua por ama ajo që më brengos më shumë është se këtu nuk pash një qasje të një buxheti i cili do të ketë një lloj ndikimi më të madh në krizat të cilat po na paraqiten, d.m.th. këto kriza që po vazhdojnë pra nuk po shihet dora e shtetit për t’i zbutur këta kriza. Nuk pash një politikë të qartë për shëndetësinë, nuk pashë politikë të qartë për arsimin..”,- deklaroi ekonomisti, Abil Baush.

Shteti merr hua për të mbajtur likuiditet në buxhet

500 milionë euro hua që planifikohet të merret gjatë vitit 2020, Baush thotë se të gjitha do të shkojnë për të mbuluar deficitin e planifikuar. Në të shumtën e rasteve do të shkojnë për pagesën e pagave.

“Për fat të keq ne huat i marrim për të mbajtur likuiditet në buxhet, kjo nënkupton që ne marrim borxh për të paguar rrogat e administratës, dhe të punonjësve publik. Kjo gjithherë na penalizon, nuk pash unë p.sh., se do të ndërtojmë një spital regjional në një vend i cili do të ketë impakt pozitiv apo se do ta ndërtojmë hekurudhën prej këtu deri atje sepse nuk mund të flasim me vija të trasha.”,- theksoi ekonomisti, Abil Baush.

Sipas propozim buxhetit të ri, deficiti buxhetor do të jetë 4,3% i BPV-së, ndërsa borxhi publik do të jetë 65,5% i BPV deri në fund të vitit. Nga qeveria thonë se prioritet edhe në këtë buxhet mbeten përmirësimi i cilësisë së jetës së qytetarëve, kujdesi për shëndetit, rritja ekonomike, investimet dhe mbështetja e reformave në gjyqësor si dhe integrimet euroatlantike./ Tvm2

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 3 Nëntor, 2021 21:07
  • Ndiqeni faqen tonë në Facebook për lajmet më të fundit dhe për prodhimet tona më të reja multimediale.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Instagram me përmbajtje të veçantë dhe informuese – fotogaleri, video dhe infografika.
  • Abonohuni në kanalin tonë në Youtube për videove ekskluzive nga të katër anët e globit.
  • Ndiqeni llogarinë tonë në Twwiter për t’u informuar vazhdimisht për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut, në rajon dhe në botë.