Propozim korniza negociuese, Spasovski: Integrimi po merr shpejtësinë e duhur

Propozim korniza negociuese, Spasovski: Integrimi po merr shpejtësinë e duhur

KE e ka përmbyllur tekstin e kornizës negociuese dhe ia dorëzuar Këshillit të BE-së. Bëhet fjalë për një draft-tekst i cili duhet të shqyrtohet nga vendet anëtare dhe pastaj korniza do të miratohet me konsensus. Korniza negociuse, do të thotë edhe një dëshmi të fortë se RMV po hapëron në mënyrë të sigurtë në rrugën europiane tha kryministri teknik Oliver Spasovski.

“Me këtë vendim vërrtetohet se nuk ka shmangie nga procesi që është përcaktuar. Janë vendosur korrnizat e rrugë që e bëjnë Maqedoninë e Veriut edhe më afër antarësimit në union. Integrimi i vendit tonë në BE merr shpejtësinë e merituar që t’i bashkangjitet familjes dhe popujve rreth idesë evropiane.”, tha Oliver Spasovski, kryeministër i RMV-së.

Osmani: Teksti përfundimtar, pres të miratohet në tetor

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pret që teksti përfundimtar të pranohet deri në tetor.

“Siç pritej në Korrnizë janë shënuar kriteret e Kopenhagës, gjithashtu edhe bashkëpunimi rajonal dhe marëdhëniet e fqinjësisë së mirë njëherit në mënyrë të drejtpërdrejtë janë potencuar marrveshjet bilateral me Greqinë dhe Bullagrinë, për të cilat priten rezultate të dukshme në zbatimin e tyre, më tej mbetet detyrimi për zbatimin e plotë të detyrimeve nga Marrëveshja për Stabilizim Asocimit, që gjithsesi nënkupton vazhdimësi të procesit të reformave.”, tha Bujar Osmani, zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Propozim korniza negociuese, Dimitrov: KE përmbushi detyrimin e saj

Me këtë vendim vendet antare dëshmuan se krahas pandemisë për ta ka shumë rëndësi të ketë sukses edhe në këtë drejtim, tha ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov.

“Komisioni përmbushi detyrën e tij dhe në kuadër të metodologjisë së re propozoi Korrnizë negociuse që është më konkrete më dinamike dhe më e besueshme e cila vendeve anëtare ju jep hpasirë që edhe ata të marrin pjesë me ekspertët e tyre gjatë negociatave.”, tha Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme.

Pas hartimit të Korrnizës negociuse vijon mbledhja e parë ndërqeveritare që është hapi i parë konkret për dijalog reformues midis vendit tonë dhe BE-së.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 2 Korrik, 2020 19:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.