Protesta kundër Ramës në Kukës, Policia procedon 13 persona

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 19:53

Protesta kundër Ramës në Kukës, Policia procedon 13 persona

Rreth 24 orë pas vizitës në Kukës të kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili u prit nga protestues të shumtë, Policia e qytetit ka bërë me dije se ka urdhëruar proçedimin penal për 13 persona.

Në deklaratën e lëshuar për shtyp, Policia e argumenton këtë masë me shkeljet e “pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit”, si dhe të “kundërshtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit”.

Protesta u zhvillua ditën e djeshme, kur kryeministri mbërriti në Kukës për të zhvilluar disa aktivitete. Vendasit bllokuan rrugën në afërsi të lumit Drin të Zi, me qëllim që të pengonin depërtimin në qytet të kreut të qeverisë, shkruan lapsi.al.

Desk
By Desk 6 Prill, 2019 19:53