Qëllimi i protestës është sepse ende nuk është ndryshuar vendimi për vendosjen e institucionit të dytë në objektin, i cili, siç theksojnë nga sindikata , është ndërtuar me qëllim për të vetmen orkestër simfonike në vend.
“Para disa javësh kërkuam takim me kryeministrin, por nga Qeveria as nuk iu përgjigjën kërkesës sonë dhe as nuk u angazhuan për ndryshimin e vendimit të dëmshëm. Të punësuarit do të protestojnë sot me instrumente, pavarësisht kushteve atmosferike, nën tenda, të cilat do të vendosen në rrugën para Qeverisë.”, informojnë nga sindikata.