Protestë në Qendrën Tregtare në Shkup, tregtarët ankohen për shpenzime të shumta

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:18

Protestë në Qendrën Tregtare në Shkup, tregtarët ankohen për shpenzime të shumta

Tregtarët e Qendrës së Vjetër Tregtare të Shkupit, kanë protestuar me kërkesën për përmirësimin e disa shërbimeve, siç është vendosja e orëmatësve të ri, por edhe kyçja në sistemin e ngrohjes qendrore dhe shërbimeve të tjera të cilat do të zvogëlonin shpenzimet e tyre. Ata ankohen për fatura të larta të energjisë, ndërsa thonë se matësit e energjisë elektrike janë që nga koha e ish Jugosllavisë.

“Kërkojmë kyçje direkte për energji elektrike, kyçje direkte për ngrohje nga ngrohtorja, lidhje direkte për shërbimet e ujit dhe kyçje direkte për higjienën komunale.”,- tha kryetari i Këshillit Drejtues të Qendrës Tregtare, Emil Joskovski.

“Ligji na mundëson të kemi qasje te matësi i rrymës, ndërsa ne matësit tonë nuk mund ti shohim as si duken. Komisioni Rregullatorë i ka kërkuar EVN-së të na mundësojë lexim të rregullt të matësve. Ne asnjëherë nuk e dimë se kush si i lexon orëmatësit, ne as nuk mund t’i shohim.” ,- tha një tregtar.

Tregtarët potencojnë se ligji e rregullon çështjen e leximit të orëmatësve, por kjo nuk po respektohet dhe nuk po ndërmerret asgjë që do të ndihmonte në zgjidhjen e problemit me faturat e larta.

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Qershor, 2022 20:18

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare