Provokim i ri nga Kostadinov: Gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 21:07

Provokim i ri nga Kostadinov: Gjuha maqedonase është dialekt i bullgarishtes

Deputeti bullgar Kostadin Kostadinov, i cili në hapjen e Qendrës Kulturore dhe Informative të Bullgarisë në Shkup tha se Maqedonia është shteti i dytë bullgar, tani ka deklaruar se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes, përcjell FLAKA.

“Çfarë konkretisht i kam referuar Maqedonisë territorialisht, përveçse them që jetojnë njerëz që e konsiderojnë veten bullgarë, që flasin gjuhën bullgare, se ne flasim të njëjtën gjuhë. Tani e quajnë maqedonisht, por kjo nuk do të thotë se nuk kuptohemi dhe se çdo filolog normal në botë e di se është një dialekt i gjuhës bullgare”.

Autoritetet maqedonase reaguan butësisht ndaj këtyre deklaratave por nuk pati asnjë notë proteste. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 28 Nëntor, 2022 21:07

Marketing Politik - Çmimore

Presidenciale | Parlamentare