Pse bankat janë të paprekura nga kriza?

Pse bankat janë të paprekura nga kriza?

Fitime të mëdha – pak priritete për qytetarët. Grupet bankare kohët e fundit kanë filluar vlerësimin e masave që do të ndërmarrin për të lehtësuar situatën e qytetarëve që kanë kredi. Pothuajse të gjitha bankat premtojnë një periudhë mospagimi prej 6 muajsh në kredi, por nuk heqin dorë nga normat e interesit, përcjell FLAKA.

“Për tërë kohëzgjatjen e periudhës grejs, banka do të llogarisë interesin e parashikuar nga kontrata, pas skadimit të periudhës së parashikuar të periudhës grejs, interesi i llogaritur në periudhën grejs do të shtohet në bilancin e kredisë dhe do të shpërndahet në mënyrë të barabartë për shlyerjen”, thuhet në një kumtesë nga Banka Komerciale.

Por ky qëndrim i bankierëve ka zemëruar qytetarët në rrjetet sociale, pasi rezulton se të vetmit që do të përfitojnë në krizë janë bankat, të cilat do të paguajnë plus 6 muaj kamatë.

Bankierët sqarojnë se kanë shpenzime të rregullta të larta mujore për punonjësit dhe për këtë arsye kanë zgjedhur këtë hap. Por një vështrim në fitimet e bankave tregon se bankat janë financiarisht më të rehatshme.

Në vitin 2019, bankat në Maqedoni treguan një fitim prej rreth 114 milion euro, sipas të dhënave të BPRM. Nga këto para, tre bankat më të mëdha kanë fitime mbi 100 milion euro.

– Banka Komerciale – fitimi neto 29, 3 milion euro

– Stopanska Banka Shkup fitimi neto 38.55 milion euro

– Fitimi neto i NLB Bankës 30.1 milion euro

Rezultatet e tilla bankierët mund dhe duhej të tregonin përgjegjësi më të madhe në trajtimin e krizës.

Sot shoqata bankare thotë se masat e planifikuara do të zbatohen për të gjithë klientët, por kërkon që ata që janë në gjendje të vazhdojnë të paguajnë, ta bëjnë këtë.

“Në atë mënyrë ata do të tregojnë solidaritet me të gjithë ata që me të vërtetë kanë nevojë për ndihmë gjatë krizës”, thanë bankierët.

Shoqata nuk deklaron asgjë ose jep ndonjë udhëzim për bankat në periudhën grejs prej 6 muajve. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 31 Mars, 2020 20:51

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.