Pse dështoi Blerim Reka – Mori mijëra vota më pak se ish-kandidatët shqiptar për president

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 09:44

Pse dështoi Blerim Reka – Mori mijëra vota më pak se ish-kandidatët shqiptar për president

Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska janë kandidatët që kanë kaluar në rrethin e dytë në garën për President të Maqedonisë së Veriut

Kandidati Blerim Reka i përkrahur nga dy partitë (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA) ka arritur të marrë vetëm 10 për qind të votave.

Por, kjo mjaftoi që gara për zgjedhjet presidenciale të mos përmbyllet në raundin e parë dhe opozita maqedonase t’i afrohet kandidatit të përbashkët të katër partive shqiptare dhe LSDM-së.

Raportohet se Reka nuk ka arritur as të kalojë numrin e votave që kishin marrë ish-kandidatët shqiptarë Muharrem Nexhipi që kishte marrë 155 978 vota dhe Imer Selmani i cili së fundmi mori afër 150 mijë vota.

Mbi 70.000 votat e Rekës, nga të cilat mbi 4.000 maqedonase, dëmtuan rëndë kandidatin konsensual dhe ringjallën VMRO DPMNE-në.

Desk
By Desk 22 Prill, 2019 09:44