Pse Kovaçevski dhe Ahmeti nuk i zbulojnë postet e mundshme ministrore për ASH-në?

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:12

Pse Kovaçevski dhe Ahmeti nuk i zbulojnë postet e mundshme ministrore për ASH-në?

Partnerët e koalicionit të qeverisë ankohen ende për zgjerimin e mazhorancës me Aleancën për Shqiptarët. As Kovaçevki e as Ahmeti nuk duan të flasin për postet e mundshme ministrore që do t’i merrte kjo parti, të cilësi i hapën derën e qeverisë, përcjell FLAKA.

“Dera për të hyrë në qeveri është e hapur për ato parti politike që ndajnë vlerat e koalicionit qeveritar”, tha kryeministri.

Kreu i BDI-së, nga ana tjetër, thotë se janë ende në fazën e takimeve fillestare.

“Sigurisht që nëse ka një epilog pozitiv to të ndihmonte shumicën parlamentare, por njiherit do të ishte e dobishme për vetë palët që do të angozhoheshin në këtë shumicë parlamentare”, tha Ahmeti.

Në pyetjen se pse nuk caktohet seanca për ndryshime kushtetuese nëse është e vërtetë ajo që pretendon partia e tij se është siguruar shumica e nevojshme, Ahmeti është përgjigjur se kjo është një çështje shumë e rëndësishme për vendin dhe me interes të madh për të gjithë. Duhet kohë dhe nuk ka dyshim se do të hidhet hapi i duhur, prandaj vazhdimisht po bëjnë thirrje për unitet mes partive, tha ai.

Ai kërkoi unitet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe veting gjithëpërfshirës në të tre autoritetet, legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. FLAKA

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 22 Nëntor, 2022 21:12

27
Nën
Shkoi për gjueti me shokë, por mbeti i plagosur në rrethana ende të pazbardhura, në...
27
Nën
Sot tifogrupi Ballistët i bëjnë 30 vite. Në këtë 30 vjetor ata kanë festuar si...
27
Nën
Nën patronatin e Ali Ahmetit – Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, nesër me fillim...
27
Nën
Në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, gjatë...