Pse nuk mund të gjeni asnjë aplikacion të koronavirusit në Android?

Desk
By Desk March 5, 2020 22:40

Pse nuk mund të gjeni asnjë aplikacion të koronavirusit në Android?

Bota po përballet me një problem shumë serioz dhe ai problem është koronavirusi.

Virusi gjithashtu ka udhëhequr anulimin e disa zhvillimeve teknologjike të rëndësishme si Google I/O2020, Mobile World Congres dhe shumë të tjerë, raporton “GadgetsNow”, transmeton lajmi.net.

Tani, që të parandalohet shpërndarja e çdo informate në lidhje me koronavirusin Google mori një hap të rëndësishëm. Gjiganti i teknologjisë ka hequr kërkimet e rezultateve të koronavirusit nga Google Play Store.

Në gjithashtu provuam që të gjenim koronavcirusin në Google Play Store dhe morëm mesazhin “nuk ka asnjë rezultat për koronavirusin”.

Kjo nuk është hera e parë që Google ka bërë diçka për anashkalimin e ndonjë kauze. Google kërkoi informata në lidhje me sigurinë dhe zhvillimet e reja.

Më parë nëse kërkonit ndonjë informatë për koronavirusin, ishin të gjitha këshillat e duhura që ju lejonin të informoheni për mbrojtje ndaj koronavirusit.

Gjiganti i teknologjisë tha se ata dëshirojnë që të ndihmojnë bizneset dhe shkollat që të mos ndikohen nga COVID-19.

Duke marr parasysh që koronavirusi po ndikon në gjithë botën në shëndetësi, në psikologjinë e njerëzve por edhe në tregjet e teknologjisë, Google Play Store mori vendimin që të heq të gjitha rezultatet për kërkimin e informatave të koronavirusit. 

Desk
By Desk March 5, 2020 22:40