Pse qeveria e shtyu seancën ku duhej të vendos për orën policore për Bajram?!

Pse qeveria e shtyu seancën ku duhej të vendos për orën policore për Bajram?!

Qeveria nuk mbajti seancë dhe nuk vendosi nëse fundjava do të ketë orë të zgjatur policore, përcjell FLAKA.

Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka propozuar karantinë 58-orëshe nga e shtuna në 7 pasdite deri të martën në orën 5 të mëngjesit.

Ky propozim ka shkaktuar ndasi si në qeveri ashtu edhe në publikun e gjerë.

Deri më tani, të gjitha propozimet e Komisionit janë pranuar nga Qeveria, por dje, për herë të parë pas shpalljes së propozimit të mjekëve, Qeveria theksoi në një reagim me shkrim se propozimet nuk janë miratuar ende.

Në një letër, BFI paralajmëroi qeverinë se një vendim i tillë nga qeveria do të dëmtonte besueshmërinë e tyre përpara zgjedhjeve.

Edhe VMRO-DPMNE gjithashtu doli me vlerësimin se nuk nevojitet karantinë për fundjavë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 21 Maj, 2020 22:26

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.