PSG nis mbrojtjen e titullit me yjet në karantinë

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 20:23

PSG nis mbrojtjen e titullit me yjet në karantinë

18 ditë pas finales së Champions League kundër Bajernit të Mynihut, Paris Saint Germain do të rikthehet të luajë në Ligue 1 për të kërkuar titullin e katërt me radhë.

Parisienët të cilët pushuan për disa ditë për shkak të angazhimit në Champions do t’i bashkohen kampionatit që ka nisur prej dy javësh dhe që kryesohet momentalisht në Nice.

Në mbrëmje, skuadra e Tuchel përballet me debutuesit e Lens dhe në fushë është i detyruar të hedhë formacionin e dytë të skuadrës. Jo për arsye rotacioni dhe as dëmtimesh, por për shkak se pjesa më e madhe e yjeve të ekipit janë infektuar me koronavirus.

Portieri Navas, mbrojtësi Marquinhos, dhe futbollistët e tjerë Paredes, Di Maria, Ikardi, Nejmar dhe Kilian Mbappe janë vendosur në karantinë pasi rezultuan pozitivë ndaj virusit.

Përveç Mbappe i cili rezultoi i prekur gjatë grumbullimit me kombëtaren franceze, për të gjithë lojtarët e tjerë u raportua se u infektuan gjatë pushimeve që po kalonin në Ibiza pas finales së Championsit.

Paris Saint Germain mbetet favorit për këtë duel në transfertë, por do të jetë ndeshje shumë e vështirë bën me dije, trajneri gjerman Thomas Tushel.

Sfida mes Lens dhe PSG, pritet të ndiqet nga rreth 5 mijë spektatorë, me Francën që është vendi i parë në Europë që lejon tifozët, në numër të limituar, të rikthehen në shkallët e stadiumeve.

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka September 10, 2020 20:23