PSG ‘thyen’ ëndrrat e Milanit

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 21:54

PSG ‘thyen’ ëndrrat e Milanit

Francezët blejnë Renato Sanchez nga Lille, kontratë deri në 2027

Pari Së Zhërme shuan përfundimisht ëndrrën e tifozëve të Milanit për të parë Renato Sançez me fanellën kuqezi në sezonin e ri. Kampionët e Francës arritën që të siguronin shërbimet e mesfushorit portugez, duke marrë kështu një prej futbollistëve më të mirë të edicionit të shkuar në Ligë. PSG bindi Lille për të lënë të lirë 24-vjeçarin, për të cilin pagoi rreth 15 milionë euro.

I dalë nga akademia e Benfikës, Sançez bëri debutimin në futbollin e madh gjatë sezonit 2015-2016, skuadër të cilën e ndihmoi për të fituar kampionatin dhe Kupën e Ligës. Edicionin fantastik, Sançez e kurorëzoi me titullin e Kampionit të Europës me kombëtaren e Portugalisë, fanellë me të cilën ka luajtur 32 ndeshje dhe shënuar 3 gola.

Performancë që u vu re nga Bayern Munich, që shpenzoi 35 milionë euro për të sjellë në Bavari Sançez, emrin më të lakmuar në atë periudhë. Me gjigantët e Bundesligës, mesfushori luajti 53 herë, duke fituar plot trofe, por u penalizuar nga dëmtimet, çka i solli edhe huazimin se Svons Siti, e më pas kalimin te Lille, ku fitoi edhe titullin kampion të Francës. Me PSG-në, Sançez ka firmosur një kontratë që skadon në vitin 2027.

Klan News

Redaksia
Publikuar nga Redaksia 5 Gusht, 2022 21:54