Psikologët tetovarë ofrojnë ndihmë falas për qytetarët për stresin rreth koronavirusit

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:39

Psikologët tetovarë ofrojnë ndihmë falas për qytetarët për stresin rreth koronavirusit

Përfaqësues të Shoqatës së psikologëve, këshilltarëve dhe psikoterapeutëve “Korteks” nga Tetova në bashkëpunim me komunën do t’iu japin ndihmë qytetarëve në drejtim të tejkalimit të ngarkesave psikologjike dhe gjendjes stresues që mbizotëron me përhapjen e koronavirusit, kumtoi sot komuna e Tetovës. Qytetarët të cilët ndjejnë stres për shkak të situatës do të mund t’i kërkojnë psikologët në telefon, postë elektronike, Skajp ose Fejsbuk përmes profilit të Shoqatës.

“Shoqata me ekipin e vet të psikologëve vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe do të sigurojnë këshillim dhe mbështetje përmes onlajn platformave, ndërsa me kohë të kufizuar në telefon. Dhënia e mbështetjes së tillë psikologjike është vullnetare dhe pa asnjë dobi materiale për anëtarët e Shoqatës”, informoi komuna e Tetovës.

Qytetarët mund të drejtohen në e-mail adresën cortex.ps.co@gmail.com. Gjithashtu në profilet e rrjeteve sociale të komunës së Tetovës dhe të Shoqatës “Korteks” janë publikuar terminet dhe numrat në të cilat mund të kontaktohen katër psikologët: Biljana Radiçeska, Sema Halili, Nebahat Imeri dhe Majlinda Abazi.

 
 
Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka April 1, 2020 20:39