Psikologu ofendoi fëmijët me aftësi të kufizuara, publiku kërkon t’i merret licenca

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 16:34

Një koment ofendues nga një anëtar i Odës së Psikologëve,i postuar në Facebook ka shkaktuar një ortek reagimesh në rrjetet sociale. Oda e Psikologëve dënoi publikisht komentet e anëtarit të saj Jove Haxhievski, i cili publikoi një fotografi të Kryeministrit Zoran Zaev me personat me aftësi të kufizuara duke komentuar se “Kryeministri është më në fund në kompani me intelektualitet të barabartë për veten e tij”, njofton Tocka.

Oda e psikologëve menjëherë e dënoi këtë qëndrim dhe njoftoi se do të thërriste një seancë urgjente në të cilën do të merreshin masat e duhura për anëtarin e tyre.

“Oda e psikologëve dënon dhe refuzon qëndrimet diskriminuese të publikuara në një profil privat në Facebook nga një anëtar i Odës. Bordi Drejtues i Odës së Psikologëve ka thirrur një sesion urgjent për të diskutuar këtë ngjarje dhe për të marrë masat e duhura sipas Kodit të Etikës së Psikologëve”, thuhet në një reagim të postuar në Facebook.

Haxhievski është president i Institutit Ndërkombëtar Gestalt në Maqedoni. Pasi njoftimi i tij solli reagime të shumta dhe u dënua, ai kërkoi falje në rrjetin social.

“Unë u kërkoj falje të gjithë atyre që pa dashje i kam ofenduar duke përdorur kontekstin e gabuar”, shkroi ai.

Desk
By Desk 13 Prill, 2019 16:34