PSP do të dorëzojë lëndët në PTHP. Të enjten detajet rreth transferimit të lëndëve

PSP do të dorëzojë lëndët në PTHP. Të enjten detajet rreth transferimit të lëndëve

Edhe pas pranimit të shkresës së dorëzuar nga Prokuroria republikane për dorëzimin e lëndëve në adresë të PSP-së, nga kjo e fundit njoftojnë se shkresa në fjalë u ka mbërritur në dorë mëngjesin e së mërkurës, andaj u duhet kohë të shqyrtojnë dhe veprojnë në bazë të saj. Nga PSP theksojnë se gjatë ditës së enjte do të kumtojnë lidhur me detajet dhe mënyrën se si do të transferohen lëndët në prokurorinë republikane.
Pas ndodhive të fundit rreth vendimit të Joveskit për marrjen e kompetencave mbi lëndët e PSP-së, janë procedurat gjyqësore ato që aktualisht kanë ngecur. Seancat nuk mund të vazhdojnë përderisa materialet e Katica Janevës nuk dorëzohen në prokurorinë e Lubomir Joveskit. Përderisa nuk vendoset se kush do t’i udhëheq këto lëndë, ka pengesë ligjore që gjykimet të vazhdojnë. Kryeprokurori Joveski më herët deklaroi se Prokuroria që udhëhiqet nga ai është e gatshme të ndërmarrë punën e PSP-së dhe se nuk përjashtohet mundësia që lëndët të vazhdojnë t’i përfaqësojnë edhe prokurorët specialë aktualë.
Nga më shumë lëndë të procesuara nga Specialja, një pjesë e vogël e tyre morën përfundim të shkallës së parë, disa u kthyen në rigjykim, e disa prolongohen me vite. Tek kjo kategori e fundit hyn edhe rastri “Monstra”, ai i cili para katër viteve u mori nga PSP për shkak të dëshmive të përgjuara që kishte me rastin. Në momentin kur arriti seanca gjyqësore e 5 shtatorit, e paralajmëruar dhe e shumëpritur nga opinioni, ku përfundimisht do të fillonin të shpalosen “bombat” dhe SMS porositë e përgjuara, seanca u anulua për shkak të kërkesave dhe vendimeve për pranim-dorëzim të lëndëve të Prokurorisë Speciale. Edhe këtë javë janë anuluar të gjitha seancat aktuale të lëndëve të PSP-në në pritje të vendimit se cilët prokurorë më tej do të proceduojnë me to.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 11, 2019 19:07

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...