PSP hap shtatë lëndë të reja, të përfshirë së paku 17 persona

PSP hap shtatë lëndë të reja, të përfshirë së paku 17 persona

Në konferencën për gazetarë, prokuroret e Prokurorisë Speciale kanë sqaruar shtatë lëndët e reja të hapura, ku dyshohet se janë të përfshirë së paku 17 persona. 

Prokuroret kanë njoftuar se lënda e parë, e emëruar si “shërbimet e huaja”, është e ndërlidhur me blerjen e pajisjeve ilegale për përgjim.

“Trubarina” është lënda e dytë dhe ka të bëjë me një deputet e cila dyshohet se ka banuar në Shkup, por e ka keqpërdorur buxhetin shtetëror duke përfituar paratë që jepen për shpenzimet e rrugës.

Lënda e tretë është identifikuar si “Rentgen” ka të bëjë me kurdisjen e tenderëve, ndërsa i dyshuar është një ish-ministër i Shëndetësisë dhe një gazetare.

Prokuroria Speciale ka hapur hetim të tretë me emrin “Rengen”. Prokurorja Fatime Fetai, pohon se në këtë rast i dyshuari ka favorizuar një nga kompanitë.

“Person nga kompania, duke shfrytëzuar të dhëna të brendshme, ka përgatitur studime të cilën më pas i dyshuari e ka pranuar në mejlin personal. Pasi në opinion u publikuan informacioneve për pjesëmarrje të kompanisë së gazetares së njohur dhe nënës së saj, në vitin 2014 bashkëpunimi është ndërprerë. I dyshuari ka vazhduar me veprimet dhe ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë e dytë e ranguar me çka ka përfituar 860 mijë euro”, tha Fetai.

“Producent” është lënda e katërt, ku një ish-ministër i Bujqësisë për shfrytëzimin e një mediumi për larje parash.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 19, 2017 13:43

REKLAMA