PSP mohon fshirjen e të dhënave

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 27, 2019 20:40

PSP mohon fshirjen e të dhënave

Prokuroria Speciale Publike ka mohuar informacionet e Katica Janeva kishte dhënë urdhër për fshirjen e të dhënave në PSP. Institucioni njofton se nuk ka urdhër për ndonjë shkatërrim të materialeve, të dhënave apo materialit dëshmues në kuadër të prokurorisë.

“Të gjitha aktivitetet vazhdimisht po ndërmerren kanë të bëjnë me ruajtjen e të dhënave, informacioneve, dokumenteve dhe listave që janë lëndë e punës së kësaj prokurorie. Duke u udhëhequr nga rregullat për mbrojtjen masave siguruese, teknike dhe organizative që mbrojnë materialin që gjendet në prokurori, mbrojtja e materialit është prioritet i lartë dhe në asnjë rast nuk do të ishte e lejueshme që i njëjti të rrezikohet”, njofton Prokuroria. /SHENJA/

Redaksia Flaka
By Redaksia Flaka July 27, 2019 20:40