PSP: Pritet vendimi i radhës nga Joveski

PSP: Pritet vendimi i radhës nga Joveski

Edhe përkundër vendimit të një dite më parë për kthimin e prokurorëve të PSP-së në prokuroritë paraprake, të njëjtit akoma janë në objektin e Prokurorisë Speciale deri në pranimin e udhëzimit apo vendimit të ardhshëm nga kryeprokurori, Lubomir Joveski, njoftojnë për TVM2  nga Prokuroria Speciale. Ata theksojnë se të gjitha lëndët akoma gjenden në ndërtesën e PSP-së dhe se kryeprokurori Joveski u ka dhënë përgjegjësinë prokurorëve specialë që t’i kenë nën kujdes ato përderisa nuk vërtetohet se kush ka kompetencë për procesimin e tyre të mëtutjeshëm.
Nga PSP theksojnë se përderisa është në fuqi Ligji i PSP-së, të gjithë të punësuarit do të vijnë në vendin e tyre të punës edhe nëse 10 prokurorët specialë do të marrin udhëzime të reja nga Jovevski për t’u spostuar në detyra të caktuara. Njoftohet se afërsisht në këtë prokurori, pa prokurorët specialë, punojnë rreth 110 të punësuar të cilët në rastin e shfuqizimit të Ligjit të PSP-së do të duhet t’iu gjendet vend adekuat për punë në institucione të tjera.
PPR: Nuk është vendosur për shpërndarjen e lëndëve
Ndërkohë, sa i përket vendimit për marrjen e lëndëve të PSP-së nga Prokuroria republikane, nga kjo e fundit theksojnë se akoma nuk ka vendim për shpërndarjen e lëndëve, gjegjësisht cila prokurori është kompetente dhe cilët prokurorë do të vazhdojnë t’i përfaqësojnë lëndët para gjykatës. Sipas tyre, procedura është në rrjedhë e sipër dhe për çdo vendim në kohë do të informojnë opinionin. Nuk përjashtohet mundësia që prokurorët e deritanishëm të PSP-të vazhdojnë t’i përfaqësojnë lëndët.
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 17, 2019 19:10

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA