PSP, VMRO-DPMNE me akuza, prokororja: PSP ende është gjallë

PSP, VMRO-DPMNE me akuza, prokororja: PSP ende është gjallë

VMRO – DPMNE me anë të një komunikate për media ka akuzuar edhe sot kryeminstri Zoran Zaev se po mbron krimin e prokurores Katica Janeva, njofton Flaka  

“LSDM po mbron krimin e Katica Janevës. Deputetët nën kontrollin e Zoran Zaevit kanë refuzuar të diskutojnë për shkarkimin e Janevës. Kjo është dëshmi e qartë se Janeva është nën komandën e Zoran Zaevit. “Vet fakti që Janevës i është lënë hapësirë të veprojë në liri derisa Boki 13 dhe Zoki Kiçeec ishin në paraburgim flet për qëllimet e pushtetit”, thuhet në kumtesën e VMRO – DPMNE-së.

Dhe sa zgjasin konfrontimet politike, vjen prononcim nga  prokurorja Lençe Ristoska e cila para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për lëndën “Talir”, ka deklaruar se PSP-ja është ende gjallë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse po bëhet regjistrim i lëndëve në PSP, dhe si do të jetë fati i prokurorëve dhe hetuesëve, ka thënë se të gjitha çështjet që janë të lidhura me lëndët do të dorëzojnë kumtesë gjatë ditës së sotme. Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 12:46

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA