Publikohen “bomba” të reja: Spasovski dhe Jankullovska merren vesh se si të paraqiten në media?
Disa orë më parë, katër biseda të përgjuara telefonike u shfaqën në internet. Pas publikimit qendron “Ilija gromovnik”, dhe bisedat u postuan në rrjetin “Vk.com”, përcjell FLAKA.
Në njërën nga bisedat jo zyrtarisht është zëri i Oliver Spasovskit dhe Gordana Jankullovskës, të cilët merren vesh se si të paraqiten në media.
Nga PSP thonë se bisedimet nuk kanë dalur nga institucioni i tyre dhe do të verifikojnë nëse këto “bomba” gjenden në materialet që ata posedojnë. FLAKA